Ndonëse një ditë me shi kjo gjë nuk i ka penguar banorët e fshatit Bardhanjor të njësisë Rrethina të protestojnë për rrugën në të cilën nuk është vënë dorë prej vitesh dhe për mungesën e shërbimit shëndetësor.
Ata deklaruan se rruga është e amortizuar prej 30 vitesh por askush nuk ndërhyn për rregullimin e saj.Banorët kanë kërcënuar se nëse nuk merren masa do bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme vendore
Aksi Bardhanjor-Rrenc nis që nga kryqëzimi i fshatit Bardhaj me gjatësi 4.8 kilometër.Ndërkohë janë asfaltuar 700 metrat e para të kësaj rruge me fondet e Bashkisë Shkodër dhe Prefekturës së Qarkut.
Mirëpo banorët kërkojnë që puna të vijojë edhe për pjesën tjetër që ka mbetur në gjendje të mjerueshme.