Rreth 600 familje në fshatin Bardhanjor por edhe fshatra të tjerë do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit për shkak se rruga kryesore në fshat është e amortizuar prej më shumë se 30 vitesh.

Banorët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës ndërsa akuzojnë të gjitha forcat politike se i kanë gënjyer me premtime. Vetë fëmijët tregojnë se si detyrohen të qëndrojnë të lagur me orë të tëra në shkollë për shkak të gropave të mëdha me ujë në rrugën ku kalojnë.

Protesta e banorëve në fshatin Bardhanjor të njësisë Rrethina do të përshkallëzohet deri në grevë urie në rast se askush nuk merr masa për ta rikonstruktuar ndërsa kanë firmosur edhe një peticion që do ta dorëzojnë në bashkinë Shkodër.

Artikulli paraprakHANI I HOTIT, SEKUESTROHET KANABIS PA AUTORË
Artikulli tjetërNËN FLAMURIN KOMBËTAR KËRKOHET DREJTËSI PËR HARADINAJN