Rezervuari i ujit në fshatin Bardhanjor të komunës Rrethina është i papërdorshëm që nga viti 1997, ndërsa gërryerjet e vazhdueshme rrezikojnë që diga të shpërtheje gjë e cila mund të cojë në përmbytje masive të tokave dhe shtëpive deri në afërsi të qytetit.

Alarmi është dhënë nga Ndoc Hanja, banor i këtij fshati, i cili thotë se që nga viti 2010 gërryerjet kanë qenë të vazhdueshyme. Sipas këtij banori, rezervuari ka kapacitet që të vadisë mbi 100 HA tokë, por që pas dëmtimit të tubit shkarkues, asgjë nuk ka funksionuar. Ky rezervuar uji është ndërtuar më qëllim vaditjen e tokave në fshat e deri në afërsi të Shkodrës. Ngritja e nivelit të ujërave po gërryen çdo ditë e më tepër kanalin shkarkues, i cili në vitin 2010 ka pësuar dëme trë mëdha.

Artikulli paraprakRRUGA E DRAÇINIT, AKSI QË PRET INVESTIME
Artikulli tjetërVLLAZNIA, DËMTOHEN KAPAKLIJA DHE PEPA NDAJ KAMZËS