Lulzim Basha i është rikthyer jetës poltike pas pushimeve, ndërsa në një konferencë për shtyp komentoi seancën e parë të sesionit të ri parlamentar edhe pse mungoi. Një mesazh e kishte në veçanti për ish-bashkëpuntorin e tij Gazment Bardhi, i cili e ‘dëboi’ në fund të sallës. Për Bashën kjo nuk tregon asgjë të re, përveçse betejën e Bardhit për karrige.

“Këtu ka rënë niveli i debatit politik, debat për karrige. Kjo është arsyeja madhore e divorcit, se ne këtë betejë se nisëm për karrige, por për ndryshim. Këtu s’ka asgjë të re dhe impresionuese, vazhdon sindroma e karrigeve, do përforcohet edhe më shumë. Se ata që i thonë sot PD, janë në dy grupe, PD me të tijët që e përdor si bunker për të mbrojtur veten e vet nga SPAK në Pazar me Ramën dhe grupi tjetër, janë një grup njerëz që për karrige e nisën dhe për karrige e vazhdojnë. Natën vërshon wiski, ngrenë dolli për fundin politik të Berishës me idenë se do i zënë vendin. Këta janë njerëz që ngritën kartonët për të liruar të korruptuarit e Ramës. Është vazhdimi i mjerimit të tyre”, tha Basha.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRPLASI ME MAKINË KËMBËSOREN, PROCEDOHET PENALISHT 63-VJEÇARI
Artikulli tjetërFLUKS DALJESH NË PIKAT KUFITARE