Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha sot se propozimet e Lulzim Bashës për vetting në politikë dhe president të zgjedhur nga populli nuk kanë lidhje me Reformën zgjedhore.
Ai i bëri ftesë Bashës që të “bëjë betejë bashkë me në Parlament”, duke shtuar se “paguhet për të bërë opozitë”
“Nuk kam çfarë të shoh, janë çështje që trajtohen nga PD prej vitesh, Vettingu politik propozohet prej vitesh dhe s’ka lidhje me Reformën Zgjedhore. Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejë bashkë me neve.
I qëndroj çdo firme që hedh. Vettingu politik është draft në Kuvend, e ftoj kolegun Basha që të vijë të flasë në Parlament dhe të bëjë që ky draft të shkojë përpara. Gjithashtu dy apo 3 çështje të tjera të propozuara nga ai s’kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.
Paguhet për të ardhur dhe për të bërë opozitë në Parlament, ta nisë që të enjten duke përkuar Komision Parlamentar për sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi. Të vijë të bashkohet në këto iniciativa. E ka për detyr”, tha Bardhi.