Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i kërkoi në Kuvend dorëheqjen Elisa Spiropalit duke thënë se me urdhër të krimit të organizuar ka penguar opozitën që të marrë pjesë në Kuvend. Bardhi i referohet vendimit të Gjykates Administrative që anuloi përjashtimet e deputetëve të opozitës nga punimet parlamentare, duke rrëzuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin me 40 dhe 60 ditë të më shumë se 20 ligjvënësve demokratë.

“Duhet të dorëhiqeni nga funksionet se për 30 ditë keni penguar opozitën pa ligj dhe rregullore me urdhër të krimit të mos marrë pjesë në seancat plenare në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses, Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, i keni vënë deputetëve të opozitës kangjella hekuri, në shkelje të ligjit keni futur forcat speciale për të ndaluar në Kuvend deputetë e opozitë. Ti zonjë që je përfaqësuese e krimit të organizuar do duhet të dorëhiqesh se për një muaj nuk ke lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre. Bashkë me këtë zonjën e vezëve në rresht të dytë do duhet të ndjeni vetëm turp dhe si shenjë përgjegjësie për atë që i keni bërë kësaj salle, duhet të jepni dorëheqjen”, tha Bardhi.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, BASHA: U BË ME MBËSHTETJE TË SHBA, RAMA TË HEQË DORË NGA SULMET NDAJ SPAK
Artikulli tjetërVENDIMI I ADMINISTRATIVES PËR SHFUQIZIMIN E DËNIMIT TË DEPUTETËVE, BALLA: NUK DISKUTOJMË VENDIMET E GJYKATAVE