Pas deklaratave të Damian Gjiknurit në lidhje me propozimin e Bashës për reformën zgjedhore, reagon sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Përmes një statusi në Facebook, Bardhi shkruan se Rama dhe Gjiknuri kanë të drejtë të shqetësohen, pasi Basha po lufton për forcimin e demokracisë në vend.
Bardhi shkruan se ata janë të qartë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pandikuara nga paratë e krimit, ata do të ishin pas hekurave.

Bardhi: Edi Rama dhe Damian Gjiknuri kanë të drejtë që shqetësohen pse Lulzim Basha dhe opozita luftojnë për forcimin e demokracisë në vend, sundimin e ligjit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ata janë krejt e kundërta e kësaj. Ata kanë ndërtuar shtetin privat, që dhunon qytetarët dhe pasuron e mbështet “çunat problematikë”.

Vizioni dhe alternativa jonë është për shqiptarët dhe jo për Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe, aq më pak, për “çunat e tyre problematikë”! Për këta kemi një tjetër alternativë: Zotimin se kushdo do të mbajë përgjegjësi për çdo krim shtetëror apo elektoral që kanë kryer në të shkuarën.

Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Rilindja, janë të VETMIT që nuk duan Reformë të vërtetë Zgjedhore. Ato janë të qartë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pandikuara nga “çunat problematikë” apo paratë e krimit dhe korrupsionit, sot do të ishin prapa hekurave dhe jo në qeverisje apo tryeza.

Ne do ta shembim modelin e shtetit privat të Edi Ramës dhe do të ndërtojmë një sistem që punon për njerëzit dhe i jep pushtet njerëzve. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të përmbylljes së Reformës Zgjedhore në afatin e përcaktuar.

Për këtë kemi bërë propozime konkrete dhe do të vazhdojmë të bëjmë propozime konkrete, që garantojnë standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, përfshirë edhe në takimin e radhës së ditës së hënë.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 892 MIJË PAKETA CIGARE KONTRABANDË NË HANIN E HOTIT, 1.1 MLN EURO DËM SHTETIT
Artikulli tjetërVENECIA: META NUK SHKARKOHET, LIGJI PËR NDRYSHIMIN E BETIMIT TE PRESIDENTI ËSHTË ANTIKUSHTETUES