MENAXHERI I MADA: TË NXISIM TË RINJTË SEPSE PO LARGOHEN NGA FSHATRAT. Paketat e investimeve për të varfërit e zonave rurale duhet që të jenë më të plota. Kështu shprehet menaxheri i angjecisë së zhvillimit të zonave malore Roland Bardhi. Sipas tij aplikimet herë pas herë për fermerët e zonave rurale nuk janë të favorshme. Zhvillimi i produkteve bujqësore dhe blegtorisë duhet të lidhet edhe me mbrojtjen e mjedisit ndërkohë që mungon edhe një nxitje për të rinjtë të cilët menaxheri Bardhi thotë se po largohen masivisht nga fshatrat.
I pyetur për tregjet për produktet bujqësore në zonat rurale, menaxheri i agjencisë së zhvillimit të zonave malore thotë se mungojnë tregjet lokale si duhet duhet më shumë investime për hapjen e kanaleve të marketingut. Agjencia e Zhvillimit të Zonave Malore ka për qëllim përmirësimin e jetës në zonat rurale dhe herë pas here ka mundësuar projekte të ndryshme por sërish situata për fermerët e zonave malore nuk është e mirë për shkak të varfërisë së madhe.