Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që të zhvillojë interpelancën me kryeministrin Rama për ekzekutimin e pagesës 110 milionë euro të shtetit shqiptar, për biznesmenin italian Francesco Becchetti.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se interpelanca nuk u mbajt për shkak se axhendës së kryeministrit, duke theksuar se do të mbahet në një moment tjetër.
Gazment Bardhi: Thërrisni kryeministrin dhe të realizojmë interpelancën si një e drejtë që na e njeh kushtetuta. Çështja është madhore, ka patur zotim publik të kryeministrit që ky biznesmen nuk do marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit. E vërteta është se ai ka marrë më shumë se fondi që keni planifikuar për bonusin e pensionistëve. Do mjaftonte ajo shumë që të parashikonim të njëjtin bonus për vitin 2025.
Elisa Spiropali: Kërkesa juaj është marrë nga kryetarja e Kuvendit, kryeministri për shkak të axhendës nuk mund të jete sot, por do zhvillohet sipas procedurës për në seancën e radhës apo të parën.