Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve ka kërkuar mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.

“Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar.”- tha Bardhi.

Por PS ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente.

Nikolla: Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor

Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.

Tabaku: “Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën”

Artikulli paraprakSHKODËR, PO TRANSPORTONTE ME MAKINË 35 KG KANABIS, ARRESTOHET 30-VJEÇARI
Artikulli tjetërSOCIALISTËT DHE DEMOKRATËT ULIN ARMËT, BASHKOHEN PËR KOSOVËN, ÇUÇI: MË 12 TETOR ME NJË REZOLUTË NË KUVEND