Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzat e SPAK ndaj Sali Berishës për korrupsion.

Teksa shprehet se është në mbështetje të Reformës në Drejtësi, Bardhi tha se SPAK ka shkelur Kushtetutën me vendimin për kufizimin e lirisë së lëvizjes së Berishës, që sipas tij ishte i nxituar.

Bardhi deklaroi se kufizimi i lëvizjes së Sali Berishës pa autorizim të Kuvendit është shkelje e rëndë Kushtetuese dhe ngre pikëpyetje të forta mbi SPAK.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË RRUGËN “QEMAL DRAÇINI”, NJË I PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHKODRA 16 ORË PA UJË, REAGON UKQ