Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka marrë pjesë në Komitetin për Sigurinë në Ballkanin Perëndimor të zhvilluar në Kongresin Amerikan, ku është diskutuar për ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës në tentativë për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtij forumi Gazment Bardhi është takuar me Asistent Sekretaren e Shtetit për Çështjet Legjislative në Departamentin Amerikan të Shtetit znj. Naz Durakõglu, si dhe Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE znj. Pia Kauma.

Postimi i plotë i Kryetarit të Grupit Parlamemtar të PD, Gazment Bardhi

Në Kongresin Amerikan mora pjesë në “Forumin Ndërkombëtar për Siguri”, ku diskutimi u përqëndrua tek ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor. Siguria është parakusht për çdo zhvillim politik, ekonomik dhe institucional. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në sigurinë e Rajonit, më së pari duke dhënë shembullin e një vendi me demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar; si dhe të kontribuojë e lobojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Gjatë forumit pata kënaqësinë të takohem edhe me Asistent Sekretaren e Shtetit për Çështjet Legjislative znj. Naz Durakõglu, si dhe Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE znj. Pia Kauma.

Artikulli paraprakMBI 800 SERBË APLIKUAN GJATË JANARIT PËR PASAPORTË TË KOSOVËS, MPB: KEMI PARË RRITJE TË THEKSUAR
Artikulli tjetërDASH: KUNDËRSHTOJMË PLANET AKTUALE TË KOSOVËS