Pas bashkimit me Rithemelimin, Gazment Bardhi krah Flamur Nokës ka nisur takimet me bazën. Nga ndalesa e parë në qytetin e Shkodrës, i pyetur nga gazetarët nëse tashmë e njeh Sali Berishën si kryetar, Gazment Bardhi thotë se respekton vendimin e shumicës së anëtarëve.

“Kjo është e qartë në gjithë përgjigjet që kam dhënë. Sa kohë e kanë zgjedhur shumica e anëtarëve unë dhe cilido duhet të respektojë vullnetin e shumicës së anëtarëve të partisë”, tha Bardhi.

Për Bardhin procesi i bashkimit ka ndodhur, ndërsa për grupin e deputetëve të Bashës thotë se po ndjekin rrugën e gabuar, ndërsa një ftesë ua bën për bashkim. Sipas tij çdo demokrat duhet të jetë në luftë me Edi Ramën dhe ji opozitën, ndërsa thotë se nëse zgjedhin rrugë tjetër nuk përfaqësojnë PD-në.

“Bashkimi ka ndodhur. Ka një pjesë të vogël të demokratëve që janë ende në rrugë të gabuar. Nga Shkodra i ftoj ti bashkohen PD, ti bashkohen betejës kundër Edi Ramës. Rruga e tyre për të qenë përballë opozitës dhe jo përballë Ramës është rrugë e gabuar që nuk e ndihmon Shqipërinë dhe popullin opozitar.

Ftesë për Bashën?

“Unë besoj se secili duhet të jetë në PD, nuk dua ti ndaj demokratët në grupime. Secili e ka vendin në PD, krah demokratëve përballë Ramës. Cilido zgjedh rrugë tjetër nuk përfaqëson PD”, tha Bardhi.

Artikulli paraprakDORËHIQET NGA DETYRA DREJTORI I PËRGJITHSHËM I BURGJEVE, ADMIR ABRIJA
Artikulli tjetërRAMA SOT NË BRUKSEL, TAKOHET ME CHARLES MICHEL DHE PRESIDENTEN E KE, ZBARDHEN TEMAT E DISKUTIMIT