Gazment Bardhi: Së pari, në emër të grupit të PD, dënoj me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Edi Ramës kundër deputetit Ervin Salianji. Ky vendim i paprecedentë, nuk ka asnjë rast në Shqipërisë, që dikush për kallëzim të rremë të ketë shkuar në burg. Vendimi i sotëm nuk është kundër Ervin Salianjit, është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar. Kundër kujtdo që denoncon korr e Edi Ramës dhe lidhjet me krimin. Salianji ka thënë që Xhafaj është trafikant droge dhe për këtë po shkon në brg. Kush e dha sot vendimin? Një gjyqtar që ka mbrojtur socialistët. Këto janë gjyqtarët, që për llogari të një trafikanti droge, mendojnë se do i mbyllin gojën opozitës. Pse nuk bëhet hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafës. Pse nuk kalon në sitën e pasurisë për ligjin antimafia. Kjo është shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar, ndaj opozitës në tërësi.

Artikulli paraprakVENDIMI PËR SALJANIN, REAGON PARTIA DEMOKRATIKE
Artikulli tjetërPAS MBLEDHJES SË GRUPIT, PD MBLEDH ME URGJENCË KRYESINË