Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka publikuar spotin e protestës së 7 tetorit. Bardhi shprehet se demokracia sot është në rrezik. Ai thotë se shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Postimi i Gazment Bardhit:

Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!

Artikulli paraprakMARRËVESHJA E PENSIONEVE ME ITALINË PËR 500 MIJË SHQIPTARË, SENATI DHE DHOMA E DEPUTETËVE E MIRATOJNË!
Artikulli tjetërURAGANI HELENE SHKAKTON MBI 200 VIKTIMA NË SHBA, QINDRA TË TJERË ENDE TË ZHDUKUR