Skuadra e Tërbunit vazhdon punën për të arritur objektivin që drejtuesit e klubit kanë vendosur, pikërisht ngjitja në Kategorinë e Parë. Këtë javë, pukjanët do të përballen me Gramshin në shtëpi dhe në një intervistë për mediat, trajneri Sinan Bardhi u kërkoi të tijve fitoren, pas dy ndeshjeve të humbura.

Trajneri i Tërbunit foli edhe për objektivin që kanë vendosur drejtuesit e klubit, ngjitjen në të Parën.

Për momentin, Tërbuni ndodhet në vendin e katërt të renditjes dhe objektivi i kësaj skuadre është ruajtja e këtij pozicioni, për të tentuar ngjitjen në Kategorinë e Parë nëpërmjet fazës play-off.

Artikulli paraprakVLLAZNIA I SHKAKTON HUMBJEN E PARË BESËLIDHJES
Artikulli tjetërGJIMSHITI PARA NDESHJES ME ANDORRËN: TË TREGOHEMI TË KUJDESSHËM