Kryetari i ardhshëm i Bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri është vënë sërish nën akuzë nga Partia Demokratike.
Nga selia qëndrore në Tiranë Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi deklaroi se Pjetri është dënuar në vitin 2003 për trafik droge dhe se kryebashkiaku i ardhshëm i Shkodrës sipas Bardhit ka gënjyer qytetarët me mohimin që po i bën akuzave të PD.