Dhimbje koke për trajnerin e Vllaznisë Armando Cungu. Dëmtimet dhe pezullimet e lojtarëve nga kartonët janë shqetëisimi kryesor.
Në humbjen me Partizanin në shifrat 2-1, mesfushori Florind Bardulla u ndëshkua me karon të verdhë. Ky ndëshkim do t’i kushtojë shkodranit sepse ka plotësuar numrin prej 3 kartonësh të verdhë dhe nuk do të luaj ndaj Flamurtarit në ndeshjen e radhës. Për Bardullën është kartoni i nëntë i vërdhë gjatë këtij kampionati duke qenë ndër futbollistët më të ndëshkuar nga arbitrat duke qenë se njihet edhe për temperamentin e tij agresiv në fushën e lojës. Pezullimi i Bardullës me tre të verdhë sjell problem sepse nuk ka një zëvendësues në mesin e fushës ku ai luan. Një mundësi mund të ishte Kaplija por ky i fundit është i dëmtuar dhe e ka të pamundur të aktivizohet. Në disa raste një zgjidhje për trajnerin Armando Cungu ka qenë aktivizimi i Vrapit në qendër të mesfushës por kësaj here nuk mund ta bëjë këtë lëvizje sepse Vrapi duhet të qëndrojë në qendër të mbrojtjes si shkak i dëmtimit që ka Cicmil. Duhet pritur se cila do jetë zgjidhja në këtë rast nga tekniku Cungu për të gjetur një zgjidhje për mungesën e Bardullës. Një mundësi është një ndryshim në sistemin e lojës nga 4-3-2-1 në skemën klasike 4-4-2 duke qenë se ndaj Flamurtarit kërkohet një fitore për të qenë sa më larg rrezikut të mbijetesës. Edhe 5 futbollistë të tjerë janë me nga dy kartonë të verdhë dhe në rast se ndëshkohen ndaj Flamurtarit atëherë mund të shtojnë dhimbjen e kokës për trajnerin Cungu.