Florind Bardulla është firma e radhës e kuqebluve ne këtë merkato. Futbollisti shkodran i ka dhene fund cdo dyshimi, nese do të jetë apo jo për sezonin e ardhshëm pjese e skuadrës kuqeblu duke firmosur në këtë mënyre një kontrotë dy vjecare me ekipin e Vllaznisë.

Bardulla është paraqitur gjatë kësaj të merkure në zyrat e klubit të Vllaznise, duke firmosur kontratën e ofruar nga drejtuesit e klubit shkodranë Nga ana tjetër, pasditën e djeshme pranë ekipit shkodran ka ardhur një tjetër lojtarë në provë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin boshnjak Amer Dupovac. Boshnjaku në sezonin e fundit ka luajtur te RNK Spliti në Kroaci, ku është aktivizuar në 23 ndeshje si titullar. Por, 26-vjecari më herët ka luajtur edhe me Sherif Tiraspolin në Moldavi dhe Sarajevon në Bosnjë-Hercegovinë.

Natyrisht, Dupovac do të luajë në miqësoren e sotme me Kastriotin, për të bindur stafin teknik se duhet të jetë pjesë e kuqebluve në sezonin e ri.

Artikulli paraprakNATA E PESTË E KONCERTEVE TË VERËS
Artikulli tjetërMINISTRIA E DREJTËSISË: EKSTRADIMI I MORINËS POLITIK, I RREZIKOHET JETA