Futbollisti i Vllaznisë Florind Bardulla, autor i golit të dytë në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Korabit në fitoren 3-0 të kuqebluve shprehet se me rëndësi janë tre pikët e Vllaznisë dhe jo autorët e golave.

Kjo fitore i ka dhënë një qetësi shkodranëve. Bardulla ia dedikon golin edhe tifozëve ndërsa ka një thirrje të qartë për ta duke i kërkuar që të rikthehen në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të mbështetur ekipin e tyre. Edhe ndaj Skënderbeut në fundjavë objektiv është fitorja. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Skendërbeut do të luhet të dielën në qytetin e Shkodrës. Shkodranët edhe pse luajnë ndaj ekipit më të mirë synojnë një fitore.

Artikulli paraprakPROBLEMATIKA E FURNIZIMIT ME UJË NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërKRIMET E KOMUNIZMIT, NISHANI: AUTORITETI I HAPJES SË DOSJEVE I VONUAR