Një shqiptar 60 vjeçar që punonte pranë një qendre tregtare në Bari të Italisë është arrestuar nga policia pasi ka rrahur barbarisht një 39 vjeçar italian, ndërsa e pranishme ishte edhe familja e tij.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja u zhvillua pasditen e 31 majit në parkingun e qendrës tregtare “Ikera”. Shtetasi italian kishte paguar paratë për parkingun, por 60 vjeçari Hajdar Bera i kishte kërkuar para edhe “për një kafe” në mënyrë që ta shihte me vigjilencë mjetin e tij. Edhe pse ka marrë paratë, shqiptari ka vijuar të sillet me agresivitet duke e goditur burrin italian me grushte dhe shkelma nën sytë e fëmijëve të tij. Policia arrestoi në flagrancë 60 vjeçarin, ndërsa italiani përfundoi në urgjencë ku do të qëndrojë të paktën për tetë ditë.

Artikulli paraprakEUROPIANI, DY BOKSIERË STËRVITJE NË ITALI
Artikulli tjetërRAMA INSPEKTON RRUGËN FUSHË ARRËZ – RREPS