Sa herë flitet për gjakmarrjen në Shqipëri, më së shumti i kushtohet rëndësi burrave dhe fëmijëve dhe shumë rrallë flitet për nënat.
Ato mbajnë peshën e dhimbjes për birin e vrarë, jetojnë me frikën mbi krye se mund të humbin një të afërm dhe mbajnë barrën e sigurimit të nevojave jetike në familjet ku janë ngujuar burrat.
Elona Prroj drejtuese e Fondacionit “ Jo gjakmarrjes po jetës” rrefen per VOA-n se pas vrasjes në emër të gjakmarrjes së bashkëshortit Dritan Prroj, pastor në Kishën Ungjillore në Shkodër, bashkë me familjen e tij e falin gjakun duke çuar në vend amanetin e pastorit.
Elona Prroj i jep jetë projektit të lënë në mes prej tij kundër gjakmarrjes. Punon me nënat në familjet e ngujuara me bindjen se kur fal një nënë falin të gjithë pas saj.
Elona Prroji nënë e dy fëmijëve, është një prej qindra grave në Shqipëri që gjakmarrja i ka trokitur në derë. Në një videomesazh gjatë kohës së ngujimit ai pati folur dhe vetë për faljen:
Elona Prroj është një e re, misionare e pajtimit, e cila eshte ngritur kundër fenomenit të gjakmarrjes, që vazhdon të marrë ende jetë te pafajshme njerëzish në Shqipëri.
Vrasja e bashkeshortit te saj ndodhi në 2010, në lagjen “Vasil Shanto” në rrugën pedonale “Kol Idromeno” ndërsa ka patur mjaft kalimtarë e njerëz që pushojnë në klubet e kësaj rruge muzeale.
Dritan Prroj, 28-vjeç ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugicën e Gjuhadolit dhe autori duket se ka ndjekur lëvizjet e tij, e ka qëlluar me pistoletë në rrugicën e ngushtë.