Basania ka bërë një hap të gabuar, duke mos arritur dot të fitojë ndaj një rivali direkt si Bulqiza. Me këtë barazim 1-1, ky ekip ia ka ndërlikuar vetes punën për arritjen e objektivit, ngjitjen në Kategorinë e Dytë. Megjithatë, shanset për të vazhdojnë të jenë ende prezent dy javë para fundit të kampionatit. Fillimi i sfidës ka qenë shumë i mirë për vendasit, të cilët kanë patur disa mundësi të mira shënimi, por pjesa e parë do të mbyllej pa gola.

Në të dytën, miqtë kalojnë në avantazh, por goli i barazimit për Basanian vjen në minutën e 84-të, shënuar nga mbrojtësi Zagani. Përfundimisht, barazim 1-1. Pas ndeshjes, trajneri i Basanias, Fatjon Hasanaj, pranoi se skuadra e tij nuk dha më të mirën në këtë duel, por nga ana tjetër sipas tij, gjithçka është e hapur për arritjen e objektivit.

Pas javës së 12-të të kampionatit, Basania ka 24-pikë, duke ndarë kreun e renditjes me Eagle Football dhe Arnisën.

Artikulli paraprakMOTI I NGROHTË, RRITET FREKUENTIMI I SHËNGJINIT
Artikulli tjetër“PAQE” NË PARTIZANI-VLLAZNIA