Ekipi i Basanias ka nisur punën për sezonin e ri. Skuadra, e cila do të debutojë këtë vit në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar, do të vijë me ndryshime në pankinë, teksa trajneri Fatjon Hasanaj nuk do të jetë më në drejtimin e këtij ekipi. Ai është zëvendësuar nga një njohje e mëparshme dhe bëhet fjalë për Haris Likën, i cili e ka drejtuar Basanian para dy sezonesh. Vetë Lika tregon si e priti ftesën për t’u rikthyer sërish në drejtimin e këtij ekipi.

Lika flet edhe për synimet që Basania do të ketë sezonin e ri në Kategorinë e Dytë.

Synimet dhe ambiciet e Basanias për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë pritet të jenë maksimale për të konkurruar për ngjitjen një Kategori më lart.

Artikulli paraprakHISTORIA E PUNONJËSIT TË POLICISË QË BLEU SHTËPI ME ZERO INTERES NË SHKODËR: FTOJ TË GJITHË KOLEGËT E MI TË APLIKOJNË, SEPSE ËSHTË NJË MUNDËSI E MIRË
Artikulli tjetërDEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK TË LEZHËS