Përveç se mbështeti deklaratën e ambasadorit amerikan, Donald Lu, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se jo vetëm që librat për nxënësit nuk jepen falas, por vetëm për gjysmën e parë të vitit, janë shpenzuar 2 mln dollarë për udhëtime, ndërsa 14 milionë dollarë për rikonstruksione zyrash dhe orendish.
Këto para sipas Bashës, janë të mjaftueshme për të siguruar e të gjithë nxënësve të Shqipërisë.
Reagimi i plotë: Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: ” Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju.”
Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë: Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:
1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dollarë.
2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë. Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë. Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.