Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se është asgjësuar 18 qershori, si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.

Lulzim Basha: U asgjësua 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë. Dy partitë duke mos dorëzuar listat e tyre shumëemërore e kanë asgjësuar ligjërisht. Me këtë akt dhe sipas kodit zgjedhor në këtë moment është asgjësuar 18 qershori si datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë. Jo zbatimi i ligjit por shkelja e tij ka qenë tipari i kësaj qverisjeje. Tellalli do dalë sot me lloj lloj justifikimesh e intepretimesh se data ishte sot e jo dje. Fakti është se data ka skaduar fakti është se këta nuk duan tia dinë as për ligj as për afate.

Artikulli paraprakVLLAZNIA KOMUNIKATË PËR SHTYP PAK ORË PARA NDESHJES VLLAZNIA-KORABI
Artikulli tjetërZGJEDHJA E METËS PRESIDENT? PATOZI: RAMA E INTERNOI ME BARRELË