Kreu demokrat Lulzim Basha vizitoi një nga familjet e prekura nga tërmeti në Durrës.

Basha tha se banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë.

Ndaj ai kërkoi urgjentisht që:

– Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.

– Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.

– Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.

– Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.

– Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Artikulli paraprakKQZ APEL PARTIVE: DY DITË AFAT PËR TË DORËZUAR SHPENZIMET NË FUSHATË OSE GJOBË
Artikulli tjetërSHKODËR,“FËMIJËT REFUZOJNË LIBRAT FALAS, DO I BLEJMË”