Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se demokratët do të marrin në dorë fatin e tyre, ndërsa shtoi se zgjedhjet e 6 marsit ishin mësim i madh dhe domosdoshmëri për të qenë të bashkuar.
“Disa prej tyre kanë kërkuar dhe analizë specifike për 6 bashki. Demokratët do të marrin në dorë fatin e tyre, PD do të dalë nga ky proces i fortë dhe e bashkuar. Përgjegjësia është e imja, jam i gatshëm që PD të jetë e fortë dhe e bashkuar.
Të ndahemi nga 6 marsi, nga mësimi i madh i 6 marsit, që është domosdoshmëria për të qenë të bashkuar. PD, anëtarët e PD, e meritojnë transparencën mbi inceneratorët, apo çështjen e çmimit të naftës dhe i pari i qeverisë nuk është këtu.”, tha Basha.