Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se dështimin e policisë dhe qeverisë po mundohet t’ja faturon një kompanie private.

Lulzim Basha: Edi Rama po mundohet që dështimin e tmerrshëm të policisë e qeverisë dhe rënien e shtetit para krimit t’ia faturojë një kompanie private.

Si për çdo gjë tjetër fajin e kanë të tjerët, për çdo vjedhje e korrupsion, ai nuk di gjë nuk mban përgjegjësi dhe as e vret mendjen.”

Basha theksoi se grabitja e miliona eurove në Rinas është e lidhur me rrëmbimet në Vloë dhe atentatet mafioze në vend.

Lulzim Basha: “Ngjarja e Rinasit nuk është e shkëputur dhe as e vetmja por është pjesë e rrëmbimeve dhe zhdukjeve në Vlorë dhe atentateve mafioze anembanë vendit.”

Artikulli paraprakZYRTARËT DHE FAMILJARËT E TYRE ME PASAPORTA DIPLOMATIKE
Artikulli tjetërDY DITË PAS GRABITJES ASNJË MASË SHTESË NË RINAS, FA PATRULLOJNË JASHTË AEROPORTIT