Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pasditen e sotme ka mbledhur Kryesinë e partisë. Lideri demokrat ka akuzuar qeverinë se dështoi me menaxhimin e pasojave pas tërmetit tragjik.

“Gjendja ekonomike dhe kriza politike është rënduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për të mbyllur gojën mediave. Rama kerkon t’u mbylle gojen mediave, duke i bere presion kujdo qe hedh drite mbi abuzimin dhe korrupsionin.

Qellimi i Edi Rames eshte mbyllja e gojes se opozites per faktin e vetem se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e ketij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive” tha ai.

Edhe një herë tjetër, dënimin e Ervin Salianjit, Basha e ka cilësuar si politik. “Ervin Salianji mori denim politik, sepse denoncoi perfshirjne ne trafik droge te Ministnte Brendshem. Denimi i Salianjit tregon se si po e perdor Rama drejtesine. Tahiri, qe kanabizoi Shqipërine me Ramen, denohet pune ne sherbim te komunitetit, Salianji qe denoncoi trafikun e droges, denohet me burg”.

Kryedemokrati akuzoi Edi Ramën se nuk zgjati gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të ndihmuar qytetarët, por për të justifikuar mungesën e vullnetit për plotësimin e kushteve të Bundestagut për negociatat.

“Edi Rama zgjati gjendjen e emergjences jo per t’u ardhur ne ndihme qytetareve, por per te justifikuar mungesen e vullnetit te tij per te plotesuar kushtet e vendosura nga Bundestagu, pa te cilat Shqiperia nuk avancon dot ne rrugen e integrimit” mësohet se ka thënë ai ndër të tjera.

Artikulli paraprakPLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË TIRANË
Artikulli tjetërPRESIDENTI I TOTTENHAM HOTSPUR BLEN DEPON ME 3 HEKTARË KANABIS