Kyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbështeti sot deklaratën e ambasadës së SHBA-së, në lidhje me sulmet ndaj SPAK.
“Ka një aleancë deri para pak kohësh të fshehur, por tashmë ka dalë hapur, midis një pjese të saj që i thonë vetes opozitë, ku po sulmohet SPAK-u, që është institucioni i vetëm që po lufton korrupsionin, dhe ku korrupsioni mbetet problemi kryesor i kësaj qeverie”, tha Basha sot në një intervistë televizive.
Basha nënvizoi se nga ana tjetër qeveria që artikulohet por SPAK-ut, me vendimet që ndërmerr, i kufizon hapësirat SPAK-ut. Përmes një deklarate për shtyp ambasada e përshëndeti dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. KLP ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.