Kreu i PD, Lulzim Basha nga Elbasani tha se nuk do të ketë asnjë hap pas, por vetëm para. Mesazhi i Shqipërisë së bashkuar -tha Basha- është i qartë, Rama ik.

Mirënjohje për mijëra shoferë që iu bashkuan protestës tonë. E gjithë Shqipëria e bashkuar çon një mesazh të qartë: Rama ik!

Shkaktari i krizës totale të Shqipërisë, njeriu që ja mbylli përsëri dyert Evropës ka bërë zullume dhe krime në shtëpitë dhe jetët e çdo shqiptari.

Basha: Rama e zhyti vendin në mjerim, ekonomia në duart e kriminelëve
“Zullume e krime në jetën e çdo shqiptari. Në këtë protestë janë bashkuar hallet e qindra mijë të rinjve sikundër në të gjithë Shqipërinë.

Sot jetojnë kohët më të pasigurta që ka njohur rinia dhe drejtohen të largohen drejt pasigurisë së emigracionit.

Ekonomia në duart e kriminelëve, paratë shkojnë në xhepat e kryeministrit, Damian Gjiknuri e Qazim Sejdini me shokë. Gjendja e fermerëve ka arritur kufijtë e ekzistencës, sikundër mjekët, infermierët dhe mësuesit.

Ne jemi këtu e nëna e të gjitha të këqijave është vjedhja e votës. Duke tjetërsuar vendimin e shqiptarëve Rama ka shkatuar mjerimin më të madh, papunësinë më të madhe, dëshpërimin më të madh”, deklaroi Basha.Duhet theksuar se numri i qytetarëve në Elbsan ishte shumë i lartë.

Artikulli paraprakPROTESTA NE SHKODER,DEVIJOHET KALIMI I MJETEVE NGA MJEDA
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 3 MAJ