Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në bashkinë e Devollit ditën e sotme. Ai shprehet se pushteti i paligjshëm po uzurpon qeverisjen lokale, ndërsa ka edhe një paralajmërim.
“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij.
Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët” shkruan Basha.