Pas ceremonisë në sheshin 2 prilli, kreu i PD Lulzim Basha takoi familjarët e 4 dëshmorëve të 2 prillit në zyrën e kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Në atë takim lideri i opozitës tha se edhe sot bijtë e atyre që përgjakën Shkodrën kanë frikë nga vota e lire. Kreu i PD pranoi se Shqipëria ka kaluar një kalvar të mundimshëm edhe në këto 26 vite duke thënë se ende nuk kemi një demokraci të përsosur e cila kërcënon të çbëhet nëse nuk luftohet çdo ditë.

Pas takimit kryetari i PD Basha ndoqi një dokumentar për 2 prillin e vitit 1991 duke risjellë në vëmendje atë ngjarje historike të Shkodrës.

Artikulli paraprakNJË MUZE NË BURGUN E SPAÇIT?
Artikulli tjetërBASHA: SHQIPTARËT NUK TOLEROJNË ZGJEDHJE PA OPOZITËN