Pas deklarateve të kryeministrit Rama ku i kërkonte dorëheqjen drejtorëve të Hipotekave ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Në një reagim, kryedemokrati thotë se Rama e di mirë kush janë drejtorët e hipotekave, pasi ai i ka emëruar vetë duke i shërbyar pushtetit të kryeministrit.
Lulzim Basha: Edi Rama e ka ditur mire dhe cdo dite se kush jane kreret e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues jane. Por per te kane qene ne rregull sepse i kane sherbyer pushtetit te tij personal dhe miqve te tij. Ai vete i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shperblyer kur i kane kryer pazaret e tij si duhet: sic beri me Cyrben e hipotekes se Durresit, i cili pasi i sherbeu Shullazit ne zyre, i sherbeu deri ne fund edhe ne gjyq. Kete shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bere deputet. Cyrbja eshte modeli i tij per hipotekat, te tjerat jane dokrra pleniumesh qe nuk i ha askush.