Basha: Demokracia në rrezik nga bandat që vjedhin votat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar festimeve të 26 vjetorit të themelimit të degës së PD në Elbasan. Gjatë këtij aktiviteti të organizuar në ambientet e teatrit “Skampa”, Basha komentoi situatën politike, duke theksuar se vendi po kalon ditët më të vështira. Kryetari demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini, se janë të angazhuar në deformimin e zgjedhjeve. “Demokracia është në rrezik dhe këtë rrezik po përballet edhe dega e PD-së. Edi Rama dhe Qazim Sejdini janë banda që vjedhin votat”, u shpreh Basha. I zgjedhur deputet në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, Basha tha se ka qenë pazgjidhshmërisht i lidhur me këtë qytet. “Jeta ime politike është e lidhur pazgjidhshmërisht me Elbasanin. Dega e PD në Elbasan është një degë historike. Mirënjohje të thellë të gjithë elbasanasve që e kanë besuar dhe votuar PD-në”, tha Basha.

Artikulli paraprakTRUMP URDHËRON: BRENDA 30 DITËVE STRATEGJI PËR SHUARJEN E ISIS
Artikulli tjetërZBULOHET DROGË NË NJË KAMION NË PORTIN E DURRËSIT