Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë përshëndetur marrëveshjen për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Basha thotë se ky është një lajm i mirë për Kosovën, në këtë 10-vjetor të pavarësisë. Ndërsa kryeministri i cili është nisur për në Prishtinë tha se uron që kjo marrëveshje të mbyllet sa me shpejt.

Reagimi i Bashës

Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky eshte një lajm i mirë për Kosovën. Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në Parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian.

Reagimi i Ramës

Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi!Uroj të mbyllet sa më parë

Artikulli paraprak99 VJET VLLAZNI, EMBLEMA E NJE QYTETI
Artikulli tjetërMESI INSPEKTIM TEK HIPOTEKA: QYTETARËT TË DENONCOJNË KORRUPSIONIN