Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Berat, ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ndërsa Rama tha se qeveria nuk do shpenzojë para për asnjë parazit, duke iu referuar skemës së re të ndihmës ekonomike, Basha e quan kryeministrin parazit.

“E mbani mend para 5 vitesh si tha më punësoni që tju punësoj. Pra, qytetarë të Beratit keni punësuar një parazit. Mos e lejoni të luajë me bukën e gojës së fëmijëve tuaj. Ne nuk do i ndahemi kësaj emergjence kombëtare.

Përballja do jetë në parlament dhe kudo. Ju bëjmë thirrje atyre që gjenden në nevojë ekstreme të mos i nënshtrohen fatit.

Shumica dërrmuese e këtyre familjeve nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Protestat e mëdha dhe të organizuara janë detyra e çod qytetari. Ne i kemi organizuar, por çdo qytetar duhet të ngrihet për veten e tij. Duke nisur nga ju gazetarët”, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakPROTESTA PARA AMBASADAVE: “NUK DO TË HARROJMË GENOCIDIN ÇAM”
Artikulli tjetërDETAJE TË REJA PËR VRASJEN E IVANOVIÇ, JA ÇFARË SHKRUAJNË MEDIAT SERBE