Kreu i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, deklaroi para gazetarëve se protestat e opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë do të vazhdojnë. Basha tha se për momentin është me rëndësi t’i jepet një shans vendit dhe shqiptarëve për të zgjidhur krizën politike dhe për të marrë “PO” nga Evropa për negociatat. Sipas tij, nuk ka asnjë tërheqje apo dorëheqje nga protestat, pasi janë një nga mjetet më të fuqishme që opozita ka.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me vënien e 9 kushteve nga CDU/CSU për hapjen e negociatave ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai i ka futur marshin indietro vendit.Ndër të tjera Basha ka thënë se Rama duhet t’ju kthejë mandatin qytetarëve dhe të jenë ata që duhet të vendosin se kush do të qeverisë. Sipas tij ka ardhur koha që Rama ti japë fund kësaj krize politike.

Basha i pyetur se si do të vepronte nëse Gjykata Kushtetuese do të njihte zgjedhjet e 30 qershorit ka thënë se duhet luftë e vërtetë kundër korrupsionit. Ndërsa nga ana tjetër sipas Bashës ata që janë në krye të dosjeve kriminale Rama i vendos në komisione, duke theksuar edhe se gjykatat japin vendime të Turpshme si rasti i Tahirit apo dërgimi i dosjes në Dibër.

Artikulli paraprakDEBATE NË TRYEZËN E OSBE-SË PËR REFORMËN ZGJEDHORE
Artikulli tjetërDHURATA PËR BANDËN FRYMORE “THE DOOR ALBANIA”