Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ashpërsuar gjuhën e tij përpara protestuesve demokratë.

Ai u kërkoi qytetarëve që të ngrihen kundër padrejtësive dhe të reagojnë, duke u kërkuar që të nxjerrin nga zyrat ata që abuzojnë me qytetarët. Duke theksuar se nuk është lojë politike, Basha tha se vala popullore do t’i përfshijë atë dhe se nuk do të gjejnë vrimë miu për t’u futur.

Basha: Doni luftë, luftë do të ketë. Qytetarët do të fitojnë. Shpojuani gomat e makinës, thejuani dritaret, nxirrini nga zyrat atyre që ju shkelin të drejtat tuaja. Ngrihuni, protestoni, reagoni. Askush të mos kujtoj se kjo është lojë dhe se po luajmë me popullim, t’i bëjnë mirë llogaritë mirë, përndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli ka duruar mbi kurriz padrejtësitë, populli nuk mund të durojë më. Durimit i ka ardhur fundi. Boll me provokime, me akte të paligjshme ndaj qytetarëve, në kurriz të biznesit. Kur zemërata popullore të ngrihet nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur.

Ju bëj thirrje të marrin përgjegjësitë e tyre, përgjegjësitë tona. Të reagojmë orë e minutë, për çdo padrejtësi. Të mos kthejmë faqen tjetër, por të qëllojmë me grusht. Anë e mbanë Shqipërisë, kudo që jeni, për çdo padrejtësi, reagoni, qëlloni me grusht. Koha kur populli po trajtohet si dele po merr fund. Këtu jemi dhe këtu do të jemi derisa të mposhtim padrejtësinë. Koha ka ardhur të zgjidhin gjuhën edhe për ata që e kanë mbajtur të lidhur.

Artikulli paraprakELVIS RROSHI VAZHDON PUNËN ZYRTARISHT SI KRYEBASHKIAK
Artikulli tjetërPARALAJMËRIMI PËR GJOBË, REAGON BASHKIA SHKODËR