Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në daljen e tij të parë publike pas vendimit të faktorit ndërkombëtar për moshapjen e negociatave, tha ndër të tjera se përgjegjësi kryesor për dështimin e këtij procesi është vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama, dhe nuk është problem i vendeve evropiane siç po kërkon ta shesë Rama, por është problem i keqqeverisjes që Rama i ka bërë Shqipërisë në këto vite.
‘Partia Demokratike dhe unë personalisht, kemi punuar fort për të bindur miqtë tanë që ta transformonin jonë e tyre në një proces kushtëzimi që do të mundësonin reformat dhe Po-në për hapjen e negociatave.
“Nuk është ajo që kemi dëshiruar, por do të ishte gënjeshtër nëse do të thonim se nuk e prisnim. PD-ja dhe unë personalisht kemi punuar fort për të bindur miqtë tanë gjermanë të Merkel për ta transformuar ‘JO’-në e tyre.
Dëshironim të kishim një rezultat ndryshe, por nuk prisnim më mirë se ajo që Bundestagu vendosi, pra një PO të prerë, arsyet janë të qarta” tha ai.
Dua të shpreh mirënjohjen tonë për Merkel dhe Social demokratët në Bundestag, për faktin që jo vetëm arritën të siguronin një maxhorancë shumë më të vogël, por që së bashku arritën të rakordonin një dokument që është në fakt udhërrëyfyes për hapjen e negociatave.
Nuk prisnim më mirë se sa Bundestagu vemdosi të na japë dy javë më parë. Shqipëria nuk mund të merrte një Po të tëpërt.
Arsyet janë shumë të qartë. Ti rikthehemi 9 kushteve të Bundestagut, Në fillim ishin 5. Më pas u bënë 7, pastaj u bënë 9, për shkak të keqqeverisjes së Ramës.
Dy kushtet e reja kanë të bëjnë me gjykimin e shpejtë të 30 qershorit dhe një kodi zgjedhor të arritur me konsesus midis palëve si edhe arrestimin e personave të përfshirë në krim zgjedhor.