Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon një drekë punë me ambasadorët e BE në vendin tonë.
Takimi po zhvillohet në një nga restorantet e kyrqytetit dhe mendohet se në qendër të diskutimeve është situata e fundit politike dhe protesta e PD, e cila sot është në ditën e 24. Po ashtu Basha po diskuton me ambasadorët edhe shqetësimin për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme.