Debate në Kuvend lidhur me ngritjen e Komisionit ad hoc të reformës zgjedhore.

Partia Demokratike kërkon që debati lidhur me objektin e komisionit të Reformës Zgjedhore të bëhet sot.

Gramoz Ruçi: Kjo çështje konsiderohet e mbyllur. Nuk është mbyllje goje e opozitës. Diskutim të ketë . Nuk është e drejtë e imja të ndërpresë diskutimin. por është e seancës. Kjo çështje konsiderohet e mbyllur.

Ju lutem mos pushtoni foltoren dhe sipas rregullores ndëshkohesh dhe nuk dua ta nis seancën me ndëshkimin tuaj si deputet. Ju lutem zoti Basha uluni, po të plotësohet koha dy minuta për pushtimin e foltores. Për pushtimin e foltores të tërheq vërejten, pesë minuta pushim.

Basha dhe deputetët e PD-së pushtojnë foltoren PD kërkon debat për objektin që do të merret komisioni i Reformës Zgjedhore. Kryetari i grupit Parlamentar, Taulant Balla shprehet kundër përbërjes me 18 anëtarë.

“Nuk ka bërë vaki kurrë” tha Balla.

Edmond Spaho: Kërkojmë debat nuk mund të kalojë vendimi për objektin. Opozita nuk ka objektiv tjetër vetëm reformën zgjedhore. Si ta kalojmë pa debat këtë vendim.

Taulant Balla:Nuk pranoj të bëhemi instrument i PD-së. Mirëpres kërkesën për të shtyrë debatin.

 

Artikulli paraprakBASHKIA DHE UNIVERSITETI I SHKODRËS ORGANIZOJNË SEMINAR PËR TURIZMIN
Artikulli tjetërRUÇI PËRJASHTON NGA KUVENDI LULZIM BASHËN