Basha e Mediu ndahen pa marrëveshje

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu Takimi i nisur reth orës 15:00 në selinë e PD-së u mbyll rreth orës 15: 40 minuta. Nuk ka shumë informacion lidhur me këtë takim por gazetarët raportojnë se palët nuk janë dakordësuar. Ndërkohë sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 7 vota vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 25 qershorit. Vendimi i PR-së për tu regjistruar si subjekt zgjedhor më vete u mësua mëngjesin e sotë, dhe erdhi pas mosarritjes së marrëveshjes politike me PD” Burime brenda kësaj partie informon se “PR ka dalë e pakënaqur nga negociatat politike me PD” Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 7 vota vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane. Deri dje nuk kishte ende një marrëveshje të mbyllur mes PD-se e PR së Fatmir Mediut dhe PAA së Agron Dukës, që pretendonin më shumë sesa një vend të sigurtë në listën e deputetëve, në mënyrë që të maksimalizonin votën për opozitën dhe të hiqnin dorë nga dalja me listë të veçantë. Ndërsa Basha arriti marrëveshjen me tre parti politike, PBDNJ, PDK, dhe LZHK, krerët e të cilave janë renditur në listat fituese të Partisë Demokratike. Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka garon në qarkun e Shkodrës, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule në Vlorë dhe Dashamir Shehit në Tiranë. Zgjedhjet ne Kavaje- Gjithashtu, KQZ regjistroi sot Partine Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim si subjekte zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kavajë, qe po ashtu mbahen me 25 qershor.

Artikulli paraprakKULT – SERAFIN FANKO
Artikulli tjetërFLAKADANËT NË PALERMO – ITALIA U NDALON PËR 5 VJET HYRJEN NË STADIUME 70 TIFOZËVE TË “ILLYRIAN ELITE”