Kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami dhe Lulzim Basha zhvilluan një takim me anëtarët e selisë blu në qytetin e Shkodrës.

I pari mbërriti Selami, i cili i qetë dhe pa shumë shtrengime duarsh, u fut në ambientet e kinema “Millenium”. Pas tij mbërriti Basha, personi që pas katër vitesh në krye të PD-së, kërkon edhe një herë shansin për të qënë “prijësi” i demokratëve. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa të pranishëm ishon figura të rëndësishme të së djathtës në Shkodër si: Voltana Ademi, Ramiz Çobaj, Lorenc Luka, Ridvan Bushati, Greta Bardeli, Bardh Spahia, Benardeta Syku, Arvid Bushati etj.

Artikulli paraprak2.000 EURO PËR NJË VEND PUNE NË SHTET, ARRESTOHET MASHTRUESJA
Artikulli tjetërLIHET NË BURG BURRI QË VRAU FQINJIN