Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur para protestuesve, duke thënë se kjo qevri nuk përfaqëson popullin dhe se synimi i PD nuk është lufta për pushtet.
“Sot jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi evropianë dhe besojmë tek vlerat e demokracisë. Ne jemi këtu për ti treguar Evropës se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin.
Ne jemi mbledhur për të qëndruar përpara qeverisë më evropaine që ka sot Evropa. Përpjekja jonë nuk është përplasje mes qeverisë dhe nuk është luftë për pushtet, por është përpjeka jonë është me popullin kundër sundimtarit shkatërrues.
Përpjekja jonë është beteja mes njerëzve që duan drejtësi”– tha Basha.