Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha disa minuta pas daljes së kryeminitrit Edi Rama në konferencë për shtyp, se nuk e ka kërkuar kurrë pushtetin në tavolinë, por ka kërkuar që pushtetin ta kenë qytetarët.

“Ke 8 ditë që e ke numrin e negociatorit tim. Bëhu burrë, ndahu nga krimi dhe të shkojmë në dialog të vërtetë. Nuk kemi kërkuar pushtet në tavolinë, duam që pushtetin ta kenë qytetarët shqiptarë. Ndaj qeverinë nga krimi, në mënyrë që një qeveri teknike t’i japë shqiptarëve të drejtën të zgjedhin me votë të lirë e të ndershme”, tha Basha. Kreu i PD-së, duke iu drejtuar Ramës, shtoi: “Nuk është momenti që të hiqesh si palaço.

Bota nuk qesh me ne, por është e shqetësuar për ne. Një vend i NATO-s ka në krye një aleat të krimit të organizuar që nuk kontrollon dot as territorin e vet. Shqipëria nuk është në dorën e Partisë Socialiste, por në dorën e krimit të organizuar. Ditë për ditë kapen tonelata droge nëpër magazina në të gjithë vendin. Çfarë do të bësh me to? Nuk e prek dot sepse droga është vetë karrikia ku ti je ulur. Je bërë turpi i Europës, e shndërrove Shqipërinë në Kolumbi për karriken tënde”.

Artikulli paraprakRAMA FLET PËR KËRCËNIMIN E BASHËS: INFORMACIONI JO MJAFTUESHMËRISHT I BESUESHËM
Artikulli tjetërDIALOG PËR SITUATËN POLITIKE, NISHANI KONFERENCË NË ORËN 14:00