Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh i vendosur se largimi i Ramës është i panegociueshme për t’i hapur dritën jeshile dialogut politik.
Basha: Nuk ka ndryshim nga pozicioni ynë, nuk ka asnjë ndryshim nga pozicioni i PD dhe aleatëve tanë. Nuk ka asnjë çetim dhe asnjë hap prapa. Jua them sot këtu nga Farka, është e pangoecioueshme largimi një orë e më parë i Edi Ramës. Është e vetmja rrugë për ti hapur dritën jeshile dialogut politik dhe zgjidhjes politike.
Nga Farka, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e PD-së, Basha përsëriti kërkesën për një qeveri tranzitore.
Basha: E ka marrë vesh i madh dhe i vogël. Një qeveri tranzitore për të garantuar votën e qytetarëve, për të garantuar një parlament të qytetarëve.
Për të garantuar që gjyqtarë dhe prokurorë drejtësia shqiptarë të veprojë siç e parashikuam në reformën në drejtësi, jo siç janë kapur sot 40 mijë çështje në Gjykatën e Lartë, me mijëra çështje pronash.