Kreu i PD Lulzim Basha gjatë një takimi të zhvilluar sot me ish-deputetë dhe me ata që kanë qenë pjesë e Komisionit të Ekonomisë, ka kërkuar, që të zhvillojnë takime masive në të gjitha bizneset e Tiranës.
Lideri i selisë blu, Lulzim Basha, ka porositur ish deputetët që deri në protestën e së dielës, 2 qershor, ata të kenë zhvilluar takime me të paktën 40 mijë biznese në kryeqytet dhe t’i ftojnë ata në protestën e 7-të kombëtare të opozitës së bashkuar.
“Takime kapilare me biznese te Tiranes. Nuk duhet lënë asnjë biznes pa prekur. Deri të dielën para protestës te jenë takuar me rreth 40 mije biznese në Tiranen.
T’u lihet fletepalosja me pikat kyçe të programit të PD për biznesin, kryesisht biznesin e vogël, fletëpalosja me taksat e rritura ne Tiranë dhe të ftohen të marrin pjesë ne protestë”, është shprehur Basha.