Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Roskovec foli për tentativat për shpërbërjen e kësaj partie.

Ai tha se merita e qëndresës së PD i takon demokratëve.

“Fat që PD nuk u shpërbë, dhe merita iu takon demokratëve. Ju them faleminderit në emër të të gjithë demokratëve. Njerëz që nuk bëtë llogaritë tuaja të përditshme, por menduat për gjithçka përtej interesit, për 33 vitet e sakrificës. Atë që na pret në ditët dhe muajt në vijim dhe vitet. Ata që ju prisnit, dhe kishit investuar besimin tuaj, ulën kokën dhe u zhdukën, dhe ju lanë përballë kësaj furie. Po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri.”, tha ai.

Artikulli paraprakSHKODËR ARRESTOHEN 2 SHTETAS, NË KËRKIM 2 TË TJERË
Artikulli tjetërLAÇI-VLLAZNIA, JA FORMACIONET ZYRTARE